Struktura e Arkivit Qendror Shtetëror të Drejtësisë
Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Drejtësisë dhe funksionet e tij
Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë drejtohet dhe përfaqësohet ligjërisht në marrëdhënie me të tretët nga drejtori, i cili përgjigjet para ministrit për administrimin, menaxhimin dhe funksionimin e përgjithshëm të institucionit, si dhe cilësinë e efektivitetin e veprimtarisë së tij.
Drejtori i AQSHD-së ushtron kompetenca dhe kryen detyrat, si më poshtë vijon:
- Organizon, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e përditshme të institucionit;
- Bashkërendon veprimtarinë e institucionit me organet shtetërore nga varen fondkrijuesit për zbatimin e detyrave të ngarkuara;
- Kërkon nga fondkrijuesit informacion për zbatimin e dispozitave që rregullojnë veprimtarinë e shërbimit arkivor për dokumentet e tipologjisë dhe ushtrimin e funksioneve të ngarkuara;
- Kryeson dhe përfaqëson në marrëdhënie me të tretët Komisionin Epror të Ekspertizës, të ngritur në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Miraton rregullat e punës metodike arkivore me njësitë e ruajtjes së dokumenteve të tipologjisë që krijohen dhe administrohen në rang vendi;
- Miraton formatin dhe përmbajtjen e regjistrit shkresor dhe elektronik të fondit arkivor me njësitë e ruajtjes së dokumenteve të tipologjisë që administron;
- Miraton për vitin pasues, në përputhje me kriteret e përcaktuara, programin e punës së institucionit ku përcaktohen dhe planifikohen:
- objektivat, detyrat dhe prioritetet, në përputhje me objektivat strategjikë afatgjatë të sektorit për administrimin efektiv dhe efikas të trashëgimisë tipologjike gjyqësore dhe hetimore;
- veprimtaritë e kontroll-verifikimit, në përputhje me vlerësimin e riskut për transferimin dhe dorëzimin e njësive të ruajtjes RHK prej fondkrijuesve, sipas parashikimeve dhe afateve të përcaktuara nga lista TIP dhe listat konkrete të çdo institucioni;
- I propozon për miratim Këshillit të Lartë të Arkivave normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor për dokumentet e tipologjisë gjyqësore dhe hetimore;
- I propozon për miratim ministrit rregulloren e brendshme organizative që përcakton metodat e punës dhe sjelljen e personelit;
- I paraqet ministrit raportin e përgjithshëm vjetor të veprimtarisë së institucionit;
- Kryen detyra të tjera të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për arkivat, për organizimin e funksionimin e administratës shtetërore apo të ngarkuara nga ministri.
Drejtorët në vite:
- Leonard Busho me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 2925 datë 03.05.2016, emërohet Drejtor i komanduar, i cili më shkresën nr.6059 datë, 04.10.2016 të Departamentit të Administratës Publike emërohet nëpunës civil ne pozicionin Drejtor i Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor.
- Zeqir Zeqaj me urdhrin nr.6295/3 datë 28. 10. 2020 të Ministrit të Drejtësisë emërohet Drejtor i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor, si dhe me aktin nr.2752 datë 27. 04. 2021 të Departamentit të Administratës Publike konfirmohet i emëruar Drejtor i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor. Po me aktin nr. 1482/4 datë 16.03.2022 të Ministrit të Drejtësisë emërohet Drejtor i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor.
- Alfred Çaushi me aktin nr.6221/4 datë 07.11. 2022 të Departamentit të Administratës Publike në zbatim të Urdhrit nr. 5151 datë 28.10.2015 “ Për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë nga institucionet shtetërore të përfshira në fushën e zbatimit të ligjit për shërbimin civil”, emërohet nëpunës civil në pozicionin Drejtor i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor.
- Zeqir Zeqaj Me urdhrin nr.332 datë 28. 05. 2025 të Ministrit të Drejtësisë “ Për zevendësim të përkohshëm drejtorit të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor” ngarkohet si titullar i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor. Po kështu me urdhrin nr.493 datë 25.08.2025 të Ministrit të Drejtësisë “ Për drejtimin administrativ të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor” emërohet titullar i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor Zeqir Zeqaj.
Sektori i menaxhimit të Arkivës
- Specialist arkivi ( protokoll-arkiva e AQSHD)
- Specialist arkivi ( shërbimi arkivor on-line AQSHD; burimet njerëzore të AQSHD)
- Specialist arkivi ( fondruajtës i dokumenteve arkivore tipologjike AQSHD)
- Specialist arkivi ( i punës arkivore të dokumenteve arkivore tipologjike AQSHD)
Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
- Specialist finance
- Magazinier e mirëmbajtës
- Shofer
- Sanitare