Kerkimi I dokumenteve ne E-albania
Udhëzues për regjistrimin dhe kërkimin në E-Albania për Arkivit Qendror Shtetëror i Drejtësisë
Ky udhëzues ka për qëllim të ndihmojë përdoruesit për regjistrimin, identifikimin dhe kërkimin e dokumenteve arkivore në faqen zyrtare të Arkivit Qendror Shtetëror të Drejtësisë, si dhe për përdorimin e shërbimeve elektronike të ofruara nga institucioni.
Hapat për regjistrim:
- Hyni në faqen zyrtare të Arkivit Qendror Shtetëror të Drejtësisë.
- Klikoni mbi opsionin “Regjistrohu” ose “Krijo llogari”.
- Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin e regjistrimit:
- Emri dhe mbiemri;
- Numri personal i identifikimit (ID);
- Adresa e email-it;
- Numri i telefonit;
- Institucioni (nëse jeni përdorues institucional);
- Emri i përdoruesit (username);
- Fjalëkalimi (passëord).
- Pranoni kushtet e përdorimit dhe politikën e privatësisë.
- Klikoni butonin “Regjistrohu”.
- Konfirmoni regjistrimin përmes email-it të dërguar nga sistemi (nëse kërkohet).
Pas përfundimit të regjistrimit, përdoruesi mund të identifikohet në sistem duke përdorur username dhe fjalëkalimin.
Rregulla të përgjithshme përdorimi
- Përdoruesi është përgjegjës për ruajtjen e të dhënave të aksesit.
- Të dhënat personale trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Përdorimi i dokumenteve arkivore bëhet sipas rregullave dhe kufizimeve ligjore.
- Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë garanton sigurinë dhe integritetin e të dhënave arkivore.
Ndihmë dhe kontakt
Për asistencë teknike ose informacion shtesë, përdoruesit mund të kontaktojnë:
Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë
Email: arkivi.aqshd@aqshd.gov.al
Tel: +355 46601001
Adresa: Rr. “Jordan Misja”, 8303 Tiranë, Shqipëri