Dokumente trashgimi, atësi, birësim pronësi , penale
Dokumente Tipologjike Gjyqësore
Trashëgimi
A kam të drejtë të aplikoj?
Po. Mund të aplikojë personi i interesuar, trashëgimtarët ligjorë, përfaqësues ligjor ose institucionet shtetërore
Si mund të aplikoj?
Online në e-Albania, personalisht ose me prokurw tw posaçme duke bwrw lidhjen ligjore.
Si duhet plotësuar formulari?
Plotësoni emrin, kontaktet, statusin e aplikuesit, llojin e dokumentit, emrin e personit të përfshirë, gjykatën, vitin/periudhën, numrin e vendimit/dosjes dhe qëllimin e përdorimit.
Çfarë dokumentesh ruhen?
Vendime gjyqësore për trashëgimi dhe dokumente ndihmëse që lidhen me procesin civil.
Afati i kthimit dhe mënyra e tërheqjes:
15 ditë pune dhe vetëm në E-albania
A ka procedurë të përshpejtuar?
Po, për raste urgjente ose të justifikuara me dokumentacion mbështetës.
Si mund të kërkoj rishikim?
Po, për raste urgjente ose të justifikuara me dokumentacion mbështetës.
Sa është tarifa?
Tarifat përcaktohen sipas ligjit dhe përfshijnë kërkimin arkivor, kopjet dhe shërbimin e përshpejtuar.
Atësi
A kam të drejtë të aplikoj?
Po. Personi i interesuar, përfaqësues ligjor ose institucioni kompetent mund të aplikojë për dokumente që lidhen me njohjen e atësisë.
Si mund të aplikoj?
Online, personalisht, me postë ose email.
Si duhet plotësuar formulari?
Plotësoni të dhënat e aplikuesit, emrin e personit të përfshirë, gjykatën, numrin e vendimit dhe qëllimin e përdorimit.
Çfarë dokumentesh ruhen?
Vendime gjyqësore për njohje ose kundërshtim të atësisë dhe dosjet e procesit gjyqësor.
Afati i kthimit dhe mënyra e tërheqjes:
15 ditë pune dhe vetëm në E-albania
A ka procedurë të përshpejtuar?
Po, për raste urgjente ose me interes ligjor të justifikuar.
Si mund të kërkoj rishikim?
Kërkesa me shkrim pranë Arkivit me dokumente mbështetëse; përgjigja kthehet brenda afateve ligjore
Sa është tarifa?
Tarifa përcaktohet sipas legjislacionit, duke përfshirë kopjet dhe shërbimin e përshpejtuar
Birësim
A kam të drejtë të aplikoj?
Po. Personi i interesuar, përfaqësues ligjor ose institucioni kompetent mund të aplikojë për vendime dhe dosje birësimi.
Si mund të aplikoj?
Online, personalisht, me postë ose email.
Çfarë dokumentesh ruhen?
Vendime gjyqësore dhe dosje birësimi, regjistra dhe kopje të dokumenteve të aprovuara nga gjykata.
Afati i kthimit ?
10–15 ditë pune.
Tarifa dhe procedura të përshpejtuar:
Si tek kategoritë e tjera, sipas ligjit dhe me mundësi trajtimi urgjent.
Pronësi
A kam të drejtë të aplikoj?
Po. Pronari i ligjshëm, trashëgimtari ose përfaqësues ligjor mund të aplikojë për dokumente pronësie.
Çfarë dokumentesh ruhen?
Vendime gjyqësore pronësie, kontrata të regjistruara, dosje dhe dokumentacion i procesit gjyqësor.
Afati i kthimit, tarifa dhe procedurat urgjente:
Si tek kategoritë e mëparshme.
Penale
A kam të drejtë të aplikoj?
Vetëm personi i interesuar, avokati i tij ose institucionet ligjzbatuese mund të kërkojnë dokumente penale, sipas ligjit.
Çfarë dokumentesh ruhen?
Vendime gjyqësore penale, aktakuzat, procesverbalet dhe dokumente të tjera të lidhura me hetimin dhe gjykimin.
Afati i kthimit dhe tarifa:
10–15 ditë pune, tarifa sipas ligjit dhe me mundësi trajtimi urgjent për raste të justifikuara.