AQSHD

KEESD

Komisioni Epror i Ekspertizë së Sistemit të Drejtësisë (KEESD)

Baza Ligjore:
  • Ligji 9154, datë 6.11.2003 “ Për Arkivat” Ndryshuar me Ligjin nr. 27/2024, datë 4.4.2024), neni 9 pika (b/ii), neni 19 pika (4) e tij,
  • Nenet 32-35 të “ Normave tekniko profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë “,
  • Nenit 5 të vendimit nr. 4 , datë 19.06.2017 të Këshillit të Lartë të Arkivave.
  • VKM-së nr. 250 , datë 30.04.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Drejtësisë”.
  • Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë për këtë çështje me nr.5425/1 prot datë 10.11.2025.
Përbërja institucionale.

 

Titullari i Arkivit Qendror Shtetëror të DrejtësisëKRYETAR
Punonjësi i protokollit të Arkivit Qendror Shtetëror të DrejtësisëSEKRETARE
Këshilli i Lartë GjyqësorANËTAR
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarANËTAR
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm TiranëANËTAR
Gjykata Administrative e Apelit, TiranëANËTAR
Prokuroria e PërgjithshmeANËTAR
Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm TiranësANËTAR
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm TiranëANËTAR
Organizimi i KEESD sipas emertesës së institucioneve që përfaqësojnë

Organizimin e Komisionit Epror të Ekspertizës së Sistemit të Drejtësisë” prej 9 (nëntë) anëtarësh  sipas konfirmimeve të institucioneve përbërëse  të tij ( bashkëlidhur konfirmimet zyrtare) me përbërjen si më poshtë:

1. Zeqir Zeqaj (Drejtor AQSHD) KRYETAR
2. Tereza Kokona (Sekretari-Protokoll të AQSHD) SEKRETARE
3. Aida Pali (Ndreu) (Përfaqësuese KLGJ) ANËTARE
4. Ervina Thomollari (Përfaqësuese GJKKO) ANËTARE
5. Oriona Dervishi (Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë) ANËTARE
6. Entela Husi (Gjykata Administrative e Apelit) ANËTARE
7. Loreta Paprizo (Prokuroria e Përgjithshme) ANËTARE
8. Biandri Ahmesula (Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë) ANËTAR
9. Armela Rruli (Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë) ANËTARE
Detyrat e KEESD
  1. Komisioni Epror i Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë është organ kolegjial që funksionon pran Arkivit Qendror Shtetëror të Drejtësisë.
  2. Komisioni Epror i Ekpertizës së Sistemit të Drejtesisë (KEESD), ka për mision miratimin e ligjëshmërisë së  vendimeve të Komisioneve të Ekspertizës së fondkrijuesve të të gjitha niveleve të Sistemit të Drejtësisë.
  3. Verifikon rregullsinë e listave të veçimit të dokumenteve të arkivave gjyqësore e hetimore të të gjitha niveleve të sistemit të Drejtësisë të cilat janë miratuar nga komisionet e ekpertizës të institucioneve gjyqësore e hetimore,  të cilat transferojnë dokumentacionin gjyqësor e hetimor dhe janë të regjistruara në regjistrin e fondeve të Arkivit Qendror Shtetëror të Drejtësisë.
  4. Numri i anëtarëve të Komisioni Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë është numër tek sipas institucioneve të miratuara në Urdhrin për miratimin  e Komisioni Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë, i cili përfshin anëtarët e propozuar nga institucionet eprore të gjykatave dhe prokurorive, të cilat sipas ligjit transferojnë dokumentacionin arkivor pranë Komisionit Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë.
  5. Në rast se një nga anëtarët e Komisionit Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë krijon vakancë , vakanca zëvendësohet automatikisht nga një anëtar tjetër i institucionit përkatës.
  6. Komisioni Epror i Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë kryen funksionin e tij me shumicë të cilësuar të pranishmëve në mbledhjen e komisionit.
  7. Nëse ndonjëri nga anëtarët e Komisioni Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë mungon pa njoftuar arsyen në më shumë se tre herë pa ndërprerje në mbledhjet e Komisioni Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë, atëhere Kryetari i Komisioni Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë njofton instuticionin propozues për mungesat e tij në Komisionin Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë.
  8. Në rast mungesash në tre mbledhje  pa shkëputje institucioni propozues e humbet të drejtën e përfaqësimit në Komisionin Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë  .
  9. Për zëvendësimin e këtij  vendi vakant Kryetari i KEESD i drejtohet për caktim të një përfaqësuesi një institucioni tjetër të të njëjtit nivel.
  10. Anëtarët e Komisionit Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë që propozohen nga fondkrijuesit gjyqësor e hetimor të të gjitha niveleve, duhet të jenë në nivel përgjegjës sektori të arkivës ose Kancelari të fondkrijuesit përkatës.
  11. Vendimet e Komisionit Epror të Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë merren me shumicën e votave të pranishmve në mbledhje.
  12. Drejtuesi i këtij Komisioni u kërkon zyrtarisht institucioneve përkatëse që të dërgojnë me njoftim zyrtar plotësimin e vendeve sipas urdherit per ngritjen e këtij komisioni.
  13. Në mbledhjen e Komisioni Epror i Ekpertizës së Sistemit të Drejtësisë do të njoftohen dhe do të marrin pjesë pa të drejtë vote edhe përfaqësuesit e fondkrijuesve që kan përgatitur listat e veçimit në nivel arkivisti apo përgjegjës të sektorit të arkives përkatëse.