Drejtori
Z. Emil Konomi është ekonomist dhe drejtues me përvojë të gjatë në administratën publike, sektorin privat dhe menaxhimin institucional.
Në korrik të vitit 2025 ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë së Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit në Ministrinë e Financave.
Më herët ka drejtuar Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë (2024–2025).
Përvojat e tij në pozicione të larta drejtuese përfshijnë edhe rolin e Drejtorit të Drejtorisë së Rehabilitimit, Rimëkëmbjes dhe Kompensimit nga Fatkeqësitë në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile pranë Ministrisë së Mbrojtjes (2022–2023).
Për rreth shtatë vite (2015–2022) ka organizuar e koordinuar punën administrative dhe menaxhimin e nëpunësve civilë si Sekretar i Përgjithshëm pranë Prefektit të Qarkut Tiranë.
Ne vitet (2014–2015) ka drejtuar punën në rolin e Drejtorit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë .
Përgjate viteve (2004–2006) ka mbajtur pozicionin e Nënkryetarit dhe Kryetarit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për Qarkun Tiranë .
Përveç angazhimit në administratën shtetërore, Z. Konomi ka një karrierë të konsoliduar edhe në sektorin privat.
Në vitin 1992 është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetit e Tiranës .