AQSHD

Kerkimi I dokumenteve ne E-albania

Udhëzues për regjistrimin dhe kërkimin në E-Albania për Arkivit Qendror Shtetëror i Drejtësisë

Ky udhëzues ka për qëllim të ndihmojë përdoruesit për regjistrimin, identifikimin dhe kërkimin e dokumenteve arkivore në faqen zyrtare të Arkivit Qendror Shtetëror të Drejtësisë, si dhe për përdorimin e shërbimeve elektronike të ofruara nga institucioni.

Hapat për regjistrim:
  • Hyni në faqen zyrtare të Arkivit Qendror Shtetëror të Drejtësisë.
  • Klikoni mbi opsionin “Regjistrohu” ose “Krijo llogari”.
  • Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin e regjistrimit:
    • Emri dhe mbiemri;
    • Numri personal i identifikimit (ID);
    • Adresa e email-it;
    • Numri i telefonit;
    • Institucioni (nëse jeni përdorues institucional);
    • Emri i përdoruesit (username);
    • Fjalëkalimi (passëord).
  • Pranoni kushtet e përdorimit dhe politikën e privatësisë.
  • Klikoni butonin “Regjistrohu”.
  • Konfirmoni regjistrimin përmes email-it të dërguar nga sistemi (nëse kërkohet).

Pas përfundimit të regjistrimit, përdoruesi mund të identifikohet në sistem duke përdorur username dhe fjalëkalimin.

Rregulla të përgjithshme përdorimi
  • Përdoruesi është përgjegjës për ruajtjen e të dhënave të aksesit.
  • Të dhënat personale trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Përdorimi i dokumenteve arkivore bëhet sipas rregullave dhe kufizimeve ligjore.
  • Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë garanton sigurinë dhe integritetin e të dhënave arkivore.
Ndihmë dhe kontakt

Për asistencë teknike ose informacion shtesë, përdoruesit mund të kontaktojnë:

Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë
Email: arkivi.aqshd@aqshd.gov.al
Tel: +355 46601001
Adresa: Rr. “Jordan Misja”, 8303 Tiranë, Shqipëri

Plotësojmë të dhënat e nevojshme për aplikimin që dëshirojmë të kryejmë dhe më pas dërgojmë kërkesën.