Historiku
Historiku i Arkivit Qendror Shtetëror i Drejtësisë
Veprimtaria arkivore në fushën e drejtësisë në Shqipëri është e lidhur ngushtë me zhvillimin e vetë institucioneve gjyqësore dhe administrative të shtetit shqiptar. Që nga krijimi i shtetit të pavarur më 1912 dhe ngritja graduale e organeve të drejtësisë, si gjykatat, prokuroritë dhe institucionet e tjera juridike, lindi nevoja për administrimin, ruajtjen dhe sistemimin e dokumentacionit të prodhuar nga këto organe. Dokumentet gjyqësore, vendimet, dosjet procedurale dhe aktet administrative përbënin jo vetëm bazën e funksionimit të sistemit të drejtësisë, por edhe një burim të rëndësishëm për historinë juridike, institucionale dhe shoqërore të vendit.
Në fazat e para, dokumentet e drejtësisë ruheshin pranë vetë institucioneve fondkrijuese, në sekretaritë dhe arkivat e brendshme të tyre, pa ekzistuar një strukturë e centralizuar për administrimin arkivor të kësaj tipologjie dokumentare. Megjithatë, me konsolidimin e shtetit shqiptar dhe rritjen e volumit të veprimtarisë gjyqësore, u bë gjithnjë e më e domosdoshme krijimi i një strukture të specializuar për ruajtjen afatgjatë dhe administrimin profesional të dokumentacionit arkivor të drejtësisë.
Pas krijimit të Arkivi Qendror Shtetëror në vitin 1949 dhe organizimit të rrjetit arkivor shtetëror, dokumentet me vlerë historike të organeve të drejtësisë filluan të konsiderohen pjesë e rëndësishme e Fondit Arkivor Kombëtar.
Në vijimësi, në kuadër të zhvillimit të sistemit arkivor dhe rritjes së kompleksitetit të institucioneve të drejtësisë, u krijua me Ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat” neni 20, pika 4, dhe nenit 21, pika 2 e tij, Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor si një strukturë e veçantë për administrimin e dokumentacionit tipologjik të kësaj fushe. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor si arkivë sistemi mori formatimin e tij si institucion me VKM nr.903, datë 17. 12. 2014” Për krijimin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor” i cili filloi funksionimin e tij me daljen e Urdhrit të Kryeministrit të Shqipërisë nr. 69, datë, 18.04.2016 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor”
- Me Urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 2925 datë 03.05.2016, emërohet Drejtor i komanduar zoti Leonard Busho i cili më shkresën nr. 6059 datë, 04.10.2016 të Departamentit të Administratës Publike emërohet nëpunës civil në pozicionin Drejtor i Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor.
Me shkresën nr. 3406/3, datë, 06.05.2016 të Ministrisë së Drejtësisë“ Për kalimin kapital të godinës në Lundër” Ish – depo nr.5 e Rezervave të Shtetit e bërë rikonstuksion u vendos Godina e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor.
Me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 4895/1 datë, 01.11.2016 u bë miratimi i Listave tip me afatet e ruajtjes së dokumenteve gjyqësore që arkivohen nga Gjykatat. Me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 4895/4 datë, 01.11.2016 u bë miatimi i rregullores së punës arkivore me dokumentet gjyqësore. Me urdhërin e Ministrit të Drejtësisë nr. 4643/ datë, 31.01.2017 u bë miatimi i rregullores së brendshme “ Për organizimin dhe funksionimin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor. Miratimi i këtyre akteve nga Ministria e Drejtësisë si institucioni epror i Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor krijoi mundësinë e fillimit të veprimtarisë së tij për të realizuar misionin për të cilin është krijuar.
Më shkresën nr.23 prot, datë 14.07.2016 drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për transferimin e fondit arkivor gjyqësor të Gjykates së Rrethit Delvinë fillon komunikimi zyrtar i Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor me fondkrijuesit e sistemit gjyqësor për transferimin e fondeve arkivore të përpunuara me afat ruajtje RHK për periudhën e viteve 1994-1995. Gjykata e parë që transferon fonde arkivore gjyqësorë të përpunuara sipas rregullave metodike, listave me afatet e ruajtjës duke u marrë në dorëzim nga Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor është Gjykata e Rrethit Delvinë.
Krijimi i Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor përfaqëson një etapë të rëndësishme në zhvillimin e shërbimit arkivor në Shqipëri, duke siguruar për herë të parë një administrim të centralizuar, të specializuar dhe profesional të dokumentacionit arkivor të prodhuar nga organet e sistemit të drejtësisë. Ky institucion u krijua në kuadër të reformimit dhe modernizimit të administratës publike dhe sistemit arkivor, si një strukturë e posaçme në varësi të Ministria e Drejtësisë, me qëllim garantimin e ruajtjes, administrimit, përpunimit dhe shërbimit të dokumenteve arkivore të institucioneve të drejtësisë.
- Me urdhrin nr.6295/3 datë 28. 10. 2020 të Ministrit të Drejtësisë emërohet Drejtor i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor Z. Zeqir Zeqaj i cli konfirmohet në këtë detyrë me aktin nr.2752 datë 27. 04. 2021 të Departamentit të Administratës Publike duke u emëruar Drejtor i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor.
Me propozim të titullarit të Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor, Ministri i Drejtësisë miraton urdhrin nr.32 datë 27.01.2020 “ Për miratimin e formatit të regjistrit të hyrjes së dosjeve në Arkivin Shetëror të Sistemit Gjyqësor. Miratimi i këtij formati themelor për regjistrimin e dosjeve që transferohen nga fondkrijuesit e sitemit gjyqësor pranë ASHSGJ, përbën një detyrim ligjor të pazbatuar deri tani ku fondkrijuesit regjistrojnë fondet parnë arkivës eprore në fjalë, por edhe marrin një nr. fondi për tu identifikuar me emërtesën e tyre ligjore.
Më datë 31.12. 2019 Këshilli i Ministrave nxjerr vendimin nr. 888, “Për organizimin dhe funksionimin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor” i cili është një vendim që i jep përparësi përfshirjes se prokurorive në transferimin përpunimin , ruajtjen dhe shërbimin e fondeve arkivore të prokurorive si pjesë e fondkrijesve të sistemit të drejtësisë, kjo pasqyrohet më së miri në pikën 6 të tij ku citohet: “Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ka për mision ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor e hetimor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit nga gjykatat dhe prokuroritë, sipas ligjit për arkivin”. Gjatë zbatueshmërisë së vendimit të mësipërm u bë e mundur që të trajnohen arkivistët e prokurorive mbi përpunimin tekniko-shkencor të dokumenteve tipologjike hetimore. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme u bë e mundur hartimi e realizimi i një projekti të përbashkët me objekt : Trajnimin e një grupi prej 10 punonjësish të cilët kishin mbaruar juridik ose arkivistikë duke u vendosur në ambientet e ASHSGJ-së për periudhën e trajnimit dhe pastaj ate të përpunimit të dokumenteve tipologjike hetimore të transferuara nga Prokuroritë. Prokuroria e parë që transferoi fondin tipologjik arivor hetimor ishte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës. Aplikimi i këtij projekti të përbashkët solli si produkt përpunimin e dokumentacionit tipologjik hetimor të Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Durrës dhe Vlorë. Gjatë fillimit të vitit 2021 u ushtruan verifikime të punës arkivore të gjykatave dhe prokurorive ku u konstatua se në asnjërin nga këta fondkrijues nuk e kishin ngritur Komisionin e Ekspertizës se fondkrijuesve përkatës, pasi nuk i kishin njohuritë për këtë çështje. Po kështu pas verifikimeve në arkivin e ASHSGJ u vërejt se nuk ishte ngritur Komisioni Epror i Ekspertizës së Sistemit Gjyqësor. Titullari i ASHSGJ i propozon Ministrit të Drejtësisë draftin e krijimit dhe atë të funksionimit te Komisionit Epror të Ekspertizës së Sistemit Gjyqësor.
Me urdhrin nr.1482/4 datë 16. 03. 2022 të Ministrit të Drejtësisë emërohet Drejtor i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor Z. Zeqir Zeqaj
Me datë 15.09.2021, Ministri i Drejtësisë nxjerr urdhrin nr. 529, “ Për ngritjen e Komisionit Epror të Ekspertizës së Sistemit Gjyqësor” i cili është akti i parë për ekspertizën e dokumentacionit tipologjik arkivor të sistemit të drejtësisë. Po këshu më datë 15.09.2021, Ministri i Drejtësisë nxjerr urdhrin nr. 531 “Për funksionimin dhe detyrat e Komisonit Epror të Ekspertizës së Sistemit Gjyqësor pranë Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor”
Më daljen e VKM. Nr. 888 datë 31.12. 2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor” i cili përkon me fillimin e reformës në Drejtësi duke e u pavarësuar në tërësinë e saj, tagri i miratimit të normave metodike me dokumentet tipologjike të sistemit të drejtësisë i kalon ASHSGJ. Në këtë kontekst të zbatimit të pikave të vendimit të mësipërm u hartua dhe u miratua me urdhrin nr. 46 datë 15.06.2022 Rregullorja mbi “Metodikën dhe Tipologjinë e Menaxhimit të Arkivës Gjyqësore “ e cila ishte një arritje në metodologjinë e normave të punës arkivore me dokumentet tipologjike gjyqësore duke ndikuar rrenjësisht në përmirësimin e përpunimt tekniko-shekncor- arkivor të dokumenteve tipologjike gjyqësore. Arritjet e kësaj periudhe ishin domethënëse pasi u rrit numri i njësive arkivore RHK të përpunuara nga fondkrijuesit dhe të certifikuara nga specialistët e ASHSGJ në raporte të trefishuar të një viti më parë.
- Me aktin nr.6221/4 datë 07.11. 2022 të Departamentit të Administratës Publike në zbatim të Urdhrit nr. 5151 datë 28.10.2015 “ Për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë nga institucionet shtetërore të përfshira në fushën e zbatimit të ligjit për shërbimin civil” Alfred Çaushi emërohet nëpunës civil në pozicionin Drejtor i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor.
Kuvendi i Republkës së Shqiperisë me Ligjin nr.27/2024 datë 04.04.2024 ka ndryshuar Ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat” ku në Ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat” citohet: “Arkivat e tipologjisë janë Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë”. Me këtë ndryshim ligjor Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë merr satusin e arkivës Qendrore, Tipologjike. Po kështu në nenin 19, pika 4 e 5 e tij përcaktohet objekti i veprimtarisë së këtij institucioni si më poshtë:
- Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë ruan, përpunon, administron dhe shërben të gjitha dokumentet gjyqësore dhe hetimore-penale të krijuara të të gjitha shkallëve të sistemit të drejtësisë, si dhe dokumentet në funksion të vendimmarrjes së procesit të rivlerësimit të kryer nga organet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
- Këta arkiva japin ndihmë metodologjike profesionale në arkivat në veprim për dokumente të tipologjisë përkatëse.
- Me urdhrin nr.332 datë 28. 05. 2025 të Ministrit të Drejtësisë “ Për zevendësim të përkohshëm të drejtorit të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor” ngarkohet si titullar i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor Z. Zeqir Zeqaj.
Gjatë kësaj periudhe u realizua praktika shkresore për ndërrimin e emrit të Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor në pëputhje me Ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat” i ndryshuar neni 19 pika 1 e 4 e tij, në Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë .
Objektiv parësor në këtë periudhë ishte transferimi i dokumentacionit tipologjik arkivor RHK të institucioneve të vettingut, gjë e cila u realizua në kohë rekord me datë 30.06.2025.
- Me urdhrin nr. 493 datë 25. 08. 2025 të Ministrit të Drejtësisë “ Për drejtimin administrativ të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor” emërohet titullar i Arkivit Shetëror të Sistemit Gjyqësor Z. Zeqir Zeqaj.
Në zbatim të Ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat” i ndryshuar Këshilli i Ministave nxjerr vendimin nr.250, datë 30.04.2025 “Për funksionimin dhe organizimin e Arkivit Qëndror Shtetëror të Drejtësisë”, në përputhje me legjislacionin e ri arkivor dhe atë të organizimit të sistemit të drejtësisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Drejtësisë ushtron funksione të rëndësishme në drejtim të:
- administrimit dhe ruajtjes afatgjatë të dokumenteve arkivore tipologjike të drejtësisë;
- sigurimit të integritetit, autenticitetit dhe sigurisë së dokumentacionit arkivor;
- përpunimit teknik dhe shkencor të fondeve arkivore;
- ofrimit të shërbimit arkivor për institucionet shtetërore, organet e drejtësisë dhe qytetarët;
- mbështetjes së proceseve gjyqësore, administrative dhe kërkimeve shkencore;
- zbatimit të standardeve bashkëkohore në administrimin arkivor dhe ruajtjen e trashëgimisë dokumentare të drejtësisë.
Krijimi dhe funksionimi i këtij institucioni përbën një garanci të rëndësishme për ruajtjen e kujtesës institucionale të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe për forcimin e shtetit të së drejtës, duke siguruar administrimin profesional dhe të qëndrueshëm të një pjese të rëndësishme të Fondit Arkivor Kombëtar.